Çfarë është Dita Europiane e Gjuhëve?
Çfarë është Dita Europiane e Gjuhëve? |
Viti Europian i Gjuhëve 2011, i organizuar bashkërisht nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, ishte i suksesshëm, sepse përfshiu miliona njerëz në 45 vendet pjesëmarrëse. Veprimtaritë theksuan diversitetin gjuhësor dhe promovuan të mësuarit e gjuhëve.
Duke ndjekur suksesin e vitit, Këshilli i Europës deklaroi një Ditë Europiane të Gjuhëve pwr t’u festuar më 26 shtator të çdo viti. Objektivat e përgjithshme të Ditës Europiane të Gjuhëve janë:
-
Të ndërgjegjësojë për rëndësinë e të mësuarit të gjuhëve dhe të diversifikojë gjuhët e mësuara në mënyrë që të rriten shumëgjuhësia dhe të kuptuarit ndërkulturor;
-
Të promovojë diversitetin e pasur gjuhësor dhe kulturor të Europës, i cili duhet të ruhet dhe forcohet;
-
Të inkurajojë të nxënit gjatë gjithë jetës, brenda dhe jashtë shkollës, për studime, nevoja profesionale, udhëtime për kënaqësi ose shkëmbime.
26 shtatori 2011 shënoi 10-vjetorin e Ditës Europiane të Gjuhëve, e festuar në Këshillin e Europës dhe në 46 vendet anëtare.
Për kë është Dita Europiane e Gjuhëve?
Këshilli i Europës shpreson që kjo ditë të festohet si nga autoritetet kombëtare në shtetet përkatëse dhe ashtu edhe nga partnerët potencialë në këto nivele:
- Mes politikëbërësve (për shembull masa të veçanta dhe diskutime mbi çështjet e politikave gjuhësore);
- Mes publikut të gjerë (rritje të ndërgjegjësimit për objektivat e përgjithshme të ditës, duke përfshirë rëndësinë e të nxënit gjatë gjithë jetës, që mund të fillosh të mësosh në çdo moshë, në mjedise shkollore, punë etj.);
- Mes sektorit vullnetar (aksione të veçanta nga OJF, shoqata, kompani etj). Kush mund të marrë pjesë.