Si të marrim pjesë?

Ka një numër i madh i mënyrash që ju mund të festoni Ditën Evropiane të Gjuhëve, në varësi të kohës dhe mjeteve që keni në dispozicion.

Këto fillojnë nga më e thjeshta (siç është organizimi i një mbrëmje filmi në gjuhë të ndryshme, ose një kafene gjuhësore ku të shërbehen specialitete nga vende të ndryshme), drejt burimeve më intensive të (si p.sh. ngjarje mediatike në shkallë të gjerë).Kalendari i veprimtarive liston të gjitha aktivitetet të cilat janë botuar në faqen e internetit DEGJ që nga viti 2002 dhe ofron një burim të pasur të idesh. Një ndërseksion është gjithashtu në dispozicion në faqen e quajtur 'frymëzohu' page!

I madh apo i vogël qoftë parimi është i thjeshtë…

  1. Krijo një ide të mirë (për shembull si një festë, një garë, një darkë);
  2. Organizoje dhe, promovoje;
  3. Fute veprimtarinë në të dhënat, and
  4. Bëje të ndodhë!

Organizimi i Ditës Europiane të Gjuhëve
Këshilli i Europës nuk jep direktiva (apo mbështetje financiare) për organizimin e veprimtarive. Vendeve anëtare dhe partnerëve të tyre potencialë u është lënë dorë e lirë të organizojnë veprimtaritë që ata mendojnë me idenë që të sigurojnë maksimumin e fleksibilitetit për zbatimin e Ditës.

"Lehtësuesit kombëtarë"
Në shumicën e vendeve një person ka marrë përsipër të luajë rolin e “lehtësuesit” midis Këshillit të Europës dhe organizatorëve të veprimtarive, mbi baza vullnetare. Kjo përfshin dhe shpërndarjen e informacionit dhe materialeve promocionale të prodhuara nga Këshilli i Europës në nivel kombëtar, rajonal ose lokal.

Roli i Këshillit të Europës
Këshilli i Europës inicioi Ditën dhe çdo vit i dërgon nga postera, stikera dhe materiale të tjera promocionale që ilustrojnë diversitetin e gjuhëve në Europë. Materialet shpërndahen në një bazë të centralizuar tek lehtësuesit kombëtare, të cilët janë përgjegjës për shpërndarjen e tyre në shkallë kombëtare, në veçanti për të përmbushur nevojat e organizatorëve për të organizuar veprimtaritë.