EDL.ECML.AT/APP

Aplikacioni i sfidave gjuhësore të agjentit sekret  2023 

Ju mund të konkurroni me miqtë në arritjen e sfidave, identifikimin e vendeve dhe gjuhëve dhe përfundimin e kuizeve. Sfidat shkojnë nga më të lehtat, si p.sh., “numëro nga 1-10 në 3 gjuhë të ndryshme brenda një minute” deri te ato që janë pak më kërkuese, “së bashku me një mik, shkruani fjalët e një kënge/rrep në një gjuhë të huaj. Ju mund të konkurroni me miqtë në arritjen e sfidave, identifikimin e vendeve dhe gjuhëve dhe përfundimin e kuizeve. Sfidat shkojnë nga më të lehtat, si p.sh., “numëro nga 1-10 në 3 gjuhë të ndryshme brenda një minute” deri te ato që janë pak më kërkuese, “së bashku me një mik, shkruani fjalët e një kënge/rrep në një gjuhë të huaj.

Aplikacioni i sfidave gjuhësore të agjentit sekret  2023 

Sfidat dhe kuizet e përfshira në këtë aplikacion inkurajojnë nxënësit – agjentët e ardhshëm ndërkombëtarë – të përfitojnë nga mundësitë e shumta të disponueshme për të praktikuar ose për të mësuar më shumë rreth një gjuhe përtej kontekstit të klasës. Duke kaluar nëpër një seri nivelesh, ju mund të kaloni përmes trajnimit nga një agjent i ulët në një agjent sekret i nivelit të lartë.
Shiko faqen
Si agjent ndërkombëtar ju do të vizitoni vende të reja dhe toka të huaja. Do të jetë sfiduese. Një agjent i mirë duhet të jetë i sigurt për aftësitë e tij/saj gjuhësore për të siguruar që të mos zbulojë kurrë identitetin e tij! Prandaj do t'ju duhet të jeni në gjendje të flisni sa më rrjedhshëm gjuhët e huaja.

Sfidat gjuhësore lidhen kryesisht me detyrat autentike dhe të përditshme të komunikimit për të cilat agjentët duhet të përgatiten.

Hulumtimet kanë treguar se disa nxënës hezitojnë të ndërmarrin rreziqe dhe jo gjithmonë shfrytëzojnë mundësitë për të praktikuar një gjuhë që po mësojnë jashtë klasës së gjuhës.

Komunikimi në jetën reale në një gjuhë të huaj nuk është pa stres, veçanërisht kur jeni në një mision. Mund të përfshijë bërjen e gabimeve, të keqkuptoheni nga të tjerët, keqkuptimin e të tjerëve, marrjen e një identiteti tjetër, ndryshimin e mënyrës së përdorimit të gjuhës.

Ky aplikacion do t'ju përgatisë për këto situata.
Sfida gjuhësore e ditës: Kur jam me pushime në një vend tjetër, përdor gjuhën/ët e vendit për të përshëndetur, porositur ushqim dhe pije, kryej nevojat e përditëshme.

Download