Statement from the President of the Republic of Lithuania, Gitanas Nausėda, on the occasion of the European Day of Languages 2024
View statement
Read article
Strazburg, 25.09.2020- Me iniciativën e Këshillit të Europës dhe në bashkëpunim me Komisionin Europian, Dita Europiane e Gjuhëve festohet që prej vitit 2001, çdo 26 shtator.

Sekretarja e Përgjithshme Marija Pejčinović Burić deklaroi: “Dita Europiane e Gjuhëve (DEGJ) na jep ne një mundësi për të vlerësuar dhe promovuar të gjitha gjuhët dhe kulturat në Europë. Këtë vit ne po fokusphemi në arsimi gjithpërfshirës, i cili mbështet nxnësit të arrijnë potencialet e tyre dhe të luajnë një rol aktiv në shoqëritë e ndryshme dhe demokratike”. 

Informacion mbi Ditën

Eshtë vlerësuar se ka mbi 225 gjuhë autoktone në Europë, pa përfshirë gjuhët që kanë mbërritur në kontinent përmes migrimit..

Qëllimet e veçanta të DEGJ janë:

  • të forcojë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mësimit të gjuhës në mënyrë që të rriten shumëgjuhësia dhe mirëkuptimi ndërkulturor;
  • të promovojë diversitetin e pasur gjuhësor dhe kulturor të Evropës;
  • të nxisë të mësuarit gjatë gjithë jetës brenda dhe jashtë shkollës.

Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian punojnë ngushtë së bashku për bashkërendimin e veprimtarive me rastin e Ditës.

Faqja e internetit e dedikuar (website), e disponueshme në 42 gjuhë, ofron detaje të qindra veprimtarive që do të zhvillohen për kremtimin e Ditës, si dhe një larmi të gjerë burimesh dhe aktivitetesh për të gjithë të interesuarit për gjuhët dhe mësimin e gjuhëve. Një aplikacion i ri, krijuar posaçërisht për Ditën 2021, inkurajon përdoruesit të ndërmarrin një varg sfidash gjuhësore, duke zhvilluar kështu aftësi dhe besim të mëtejshëm në përdorimin e gjuhëve të ndryshme.