Informacion mbi Ditën
Eshtë vlerësuar se ka mbi 225 gjuhë autoktone në Europë, pa përfshirë gjuhët që kanë mbërritur në kontinent përmes migrimit..
Qëllimet e veçanta  të DEGJ janë:
    - të forcojë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mësimit të gjuhës në mënyrë që të rriten shumëgjuhësia dhe mirëkuptimi ndërkulturor;
 
    - të promovojë diversitetin e pasur gjuhësor dhe kulturor të Evropës;
 
    - të nxisë të mësuarit gjatë gjithë jetës brenda dhe jashtë shkollës.
 
Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian punojnë ngushtë së bashku për bashkërendimin e veprimtarive me rastin e  Ditës. 
Faqja e internetit  e dedikuar (website), e disponueshme në 42 gjuhë, ofron detaje të qindra veprimtarive  që do të zhvillohen për kremtimin e Ditës, si dhe një larmi të gjerë burimesh dhe aktivitetesh për të gjithë të interesuarit për gjuhët dhe mësimin e gjuhëve. Një aplikacion i ri, krijuar posaçërisht për Ditën 2021, inkurajon përdoruesit të ndërmarrin një varg sfidash gjuhësore, duke zhvilluar kështu aftësi dhe besim të mëtejshëm në përdorimin e gjuhëve të ndryshme.