Fakte gjuhësore
A e dini se..?
01 Ka rreth 6000 deri 7000 gjuhë në botë – të folura nga 7 miliardë njerëz në 189 shtete të pavarura.
02 Ka rreth 225 gjuhë vendase në Europë - afërsisht 3% e totalit botëror.
03 Pjesa më e madhe e gjuhëve të botës fliten në Azi dhe Afrikë.
04 Së paku gjysma e popullsisë botërore janë dygjuhësh ose shumëgjuhësh, domethënë flasin dy ose më shumë gjuhë.
05 INë jetën e përditshme europianët gjithnjë e më shumë hasin gjuhë të huaja. Ekziston nevoja për të ngjallur një interes më të madh për gjuhët mes qytetarëve europianë.
06 Shumë gjuhë kanë 50.000 fjalë ose më shumë, por njerëzit normalisht dinë dhe përdorin vetëm një pjesë të fjalorit të përgjithshëm: në bisedat e përditshme njerëzit përdorin të njëjtin fjalor të përbërë nga disa qindra fjalë.
07 Gjuhët janë vazhdimisht në kontakt dhe ndikojnë njëra-tjetrën në shumë mënyra. Anglishtja në të shkuarën ka huazuar fjalë dhe shprehje nga shumë gjuhë, sot gjuhët evropiane po huazojnë fjalë nga gjuha angleze.
08 Në vitin e parë të jetës foshnja shqipton një sasi të madhe tingujsh, gjatë vitit të parë shqipton fjalët e para të kuptueshme, në moshën tre vjeç formon fjali komplekse, në moshën pesëvjeçare fëmija zotëron disa mijëra fjalë.
09 Gjuha amtare është zakonisht gjuha që njihet më mire dhe më e përdorur. Por mund të ketë dhe “dygjuhësh perfektë” që flasë gjuhët njëlloj. Sidoqoftë ‘dygjuhëshit’ nuk tregojnë ekuilibër të përsosur mes dy gjuhëve.
10 Dygjuhësia sjell mjaft përfitime: lehtëson mësimin e gjuhëve të tjera, nxit procesin e të mësuarit dhe forcon lidhjet me njerëz dhe kulturat e tyre.
11 Dygjuhësia dhe shumëgjuhësia sjellin avantazhe ekonomike si për shembull punët gjenden më lehtësisht nga ata që flasin gjuhë të huaja, kompanitë shumëgjuhëshe janë faktor konkurrues më të mirë se ato njëgjuhëshe.
12 Gjuhët janë të lidhura me njëra-tjetrën si anëtarët e një familjeje. Shumë gjuhë europiane I përkasin familjes së madhe indo-europiane.
13 Shumë gjuhë europiane u përkasin tre grupeve të mëdha : gjermanike, romane dhe sllave.
14 Familja e gjuhëve gjermanike përfshin danishten, norvegjishten, suedishten, islandishten, gjermanishten, holandishten, anglishten etj.
15 Gjuhët latine përfshijnë italishten, frëngjishten, spanjishten, portugalishten dhe rumanishten etj.
16 Gjuhët sllave përfshijnë rusishten, ukrainishten, bjellorusishten, polonishten, çekishten, sllovakishten, sllovenishten, serbishten, kroatishten, maqedonishten, bullgarishten etj.
17 Shumë gjuhë europiane përdorin alfabetin latin. Disa gjuhë sllave përdorin alfabetin cirilik. Greqishtja, armenishtja, gjeorgjishtja dhe ildishtja kanë alfabetin e tyre.
18 Shumë shtete europiane kanë një numër të caktuar gjuhësh rajonale ose minoritare, ku disa prej të cilave kanë marrë status zyrtar.
19 Gjuhët joeuropiane të përdorura në territorin europian janë gjuhët arabike, kineze dhe indu, secila me një sistem të caktuar të të shkruarit.
20 Rusia (me 148 milionë banorë) ka numrin më të madh të gjuhëve të folura në territorin e saj: nga 130 deri 200 në vartësi të kritereve.
21 Si rezultat I fluksit të emigrantëve dhe refugjatëve, Europa është bërë gjerësisht shumëgjuhëshe. Vetëm në Londër fliten rreth 300 gjuhë (arabisht, turqisht, kurdisht, berbere, indu, punzhabi etj).
Tani që keni mësuar kaq të reja, pse nuk bëni kuizin gjuhësor?