en  fr  cs  de  et  el  es  ga  hr  it  pl  ro  sq  sk  sl  sv  nn  sr  bs  lt  mk  lb  nl  hy  pt  tr  da  bg  fi  hu  ka  lv  eu  ca  ru  gl

Kush mund të marrë pjesë ?

KUSHDO mund të përfshihet në një mënyrë apo një tjetër në Ditën Evropiane të Gjuhëve! 

Qoftë si individ ose në një grup, një organizatë (shkollë apo shoqatë) apo në mes miqsh, njerëzit e të gjitha moshave mund të përfshihen në DEGj. Gjithkush mund të kontribuojë për suksesin e DEGJ - ose duke marrë pjesë në aktivitetet e organizuara apo duke organizuar veprimtari së bashku me të tjerët (ju lutem mos harroni të fusni në detajet e veprimtarisë në kalendarin e ngjarjeve DEGJ). Ja disa nga mundësitë:

  • NXËNËSIT/STUDENTËT: Në mënyrë që të mësoni më shumë për diversitetin gjuhësor nxënësit dhe studentët mund të marrin pjesë në aktivitetet tona zbavitëse online. Përmes lojërave tona dhe kuizeve ju mund të provoni gjuhë të ndryshme të Evropës. Nëse ju pëlqen muzika, organizoni një veprimtari muzikore për të promovuar gjuhë të ndryshme dhe zhanret muzikore në Evropë? Ju mund t’i ndani shfaqje të tilla me të tjerët nëpërmjet faqes sonë të internetit.
     
  • MËSUESIT: Për mësuesit e gjuhëve ose të lëndëve të tjera, Dita e ofron mundësi të shumta: mundësinë për të mësuar në lidhje me kulturat e tjera, traditat dhe gjuhët të cilat nuk janë paraqitur normalisht në klasë; mundësi për të promovuar talentet e nxënësve duke luajtur skeçe që ilustrojnë gjuhët që ata mund të flasin, duke ngritur kafenetë e gjuhës, duke nxjerrë në pah të gjitha gjuhët e folura në shkollë ...
     
  • UNIVERSITETET/SHKOLLAT: Dita Evropiane e Gjuhëve është një mundësi e madhe për të parë në universitet/shkollë dhe qytetin përreth si një vend ku njerëzit nga prejardhje të ndryshme të takohen, të jetojnë dhe bashkëveprojnë dhe aty ku gjuhët lulëzojë. Pse të mos ngremë grupe e diskutimit mes njerëzve nga prejardhje të ndryshme gjuhësore? Rrjetet sociale online janë një mënyrë e mirë për të gjeneruar një ndërveprim të tillë dhe ju mund edhe të bëheni një tifoz i Ditës Evropiane të Gjuhëve në Facebook. Universitetet ose shkollat në kufi me vendet e tjera mund të organizojnë udhëtime ku studentët takohen me ata përtej kufirit. Shkollat mund të organizojnë konkurse për nxënësit e tyre duke u fokusuar në fitimin dhe përmirësimin e aftësive gjuhësore.

GJITHKUSH TJETËR : Mund të përfshihet në Ditën Evropiane të Gjuhëve edhe sikur të ftojë për një çaj fqinjën që vjen nga një kulturë tjetër apo të dekorojë shtëpinë me posterat dhe stikerat e Ditës Evropiane të Gjuhëve. Natyrisht që nuk do të bëheni poliglot në një ditë, por do të zgjeroni horizontin tuaj dhe kjo do të jetë një përvojë e kënaqshme.