Cila është larmia gjuhësore në klasën/organizatën tuaj?

A keni menduar ndonjeherë se sa gjuhë fliten në klasën/organizatën tuaj?
Shpesh, ka më shumë gjuhë të folura sesa prisni në një klasë, në një zyrë ose një shoqatë. Për këtë ka disa arsye: nxënësit ose kolegët tuaj mund të flasin gjuhë të ndryshme të shtëpisë ose të trashëguara, mund të kenë jetuar ose punuar në vende të ndryshme, ose thjesht mund të mësojnë gjuhë të tjera përmes edukimit formal dhe joformal.
Vlerësohet se në Europë ekzistojnë mbi 225 gjuhë indigjene, pa përfshirë gjuhët që kanë mbërritur në kontinent nëpërmjet migrimit. 

Për Ditën Europiane të Gjuhëve 2018 po kërkojmë shkolla, zyra, shoqata, organizata ose individë, të cilët dëshirojnë të prezantojnë gjuhët e tyre. Nëpërmjet kësaj iniciative, ne dëshirojmë të nxjerrim në pah Europën shumëgjuhëshe në praktikë, dhe gjithashtu të zbulojmë klasat dhe vendet e punës me pasurinë më të madhe gjuhësore në Europë.
 

Pjesëmarrja mund të jetë nëpërmjet çdo mjeti krijues që tregon se sa e larmishme nga ana gjuhësore është klasa/organizata juaj. Kjo mund të jetë, për shembull, nëpërmjet një videoje të shkurtër ose regjistrimi audio (jo më shumë se 30 sekonda), një poster, një shkrim krijues, një këngë që tregon aftësitë gjuhësore të pranishme. Në fakt - çdo gjë që ju pëlqen!
Meqenëse viti 2018 është Viti Europian i Trashëgimisë Kulturore, gjithashtu  mirëpresim materialet që tregojnë mënyra të reja për zbulimin dhe paraqitjen e kulturave të tjera në shkollën tuaj, vendin e studimit ose vendin e punës. 
Deri më 10 tetor 2018, shpresojmë të identifikojmë klasat dhe vendet e punës më të pasura gjuhësore dhe ndërkulturore të Evropës.

(Të gjithë pjesëmarrësit do të marrin një certifikatë)

(open from 10th September until 10th October): Participate now