FAQs në gjuhën e shenjave

01

Fjala “shurdh” shpesh shkruhet me shkronjë të madhe dhe shpesh me shkronjë të vogël. A ka një arsye të veçantë për këtë?
Në fushën e studimeve për shurdhërinë përdorimi i shkronjës së madhe “Sh” në fjalën “Shurdh” i referohet komunitetit shurdh dhe përdorimit të gjuhës së shenjave si gjuhë bazë apo e veçantë. Përdorimi i shkronjës së vogël “sh” në fjalën “shurdh” i referohet personave me probleme mjekësore në dëgjim, por që mund ta konsiderojnë veten pjesë e këtij komuniteti dhe që përdorin një gjuhë të caktuar shenjash. (Shiko "Gjuha e shenjave në edukimin Europian- një studim paraprak", Lorraine LEESON, Dublin. Këshilli i Europës 2006)

02

A janë të gjithë përdoruesit e gjuhëve të shenjave të shurdhër ose me vështirësi dëgjimi?
Jo. Fëmijët e personave që nuk dëgjojnë shpesh mësojnë se si të shenjojnë; gjuha amtare e shenjave prindërve të tyre do të jetë gjuha e tyre e parë, para çdo gjuhe tjetër të folur. Përveç kësaj, prindërit, vëllezërit dhe motrat e fëmijëve Shurdhë mesojnë se si të lehtësojnë komunikimin. Ka gjithashtu një numër personash të cilët mësojnë gjuhën e shenjave në kohën e lirë, sepse ata kanë shokë ose dëshirojnë të bëhen përkthyes ose sepse thjesht janë të interesuar për këtë gjuhë.

03

A ka vetëm një gjuhë universale të shenjave?
Jo, nuk ka. Ashtu si edhe për gjuhët e folura, ka më shumë se një variant të gjuhës së shenjave në një shtet. Për shembull ka dy gjuhë shenjash në Belgjikë (gjuha e shenjave për frëngjishten belge dhe gjuha e shenjave për frëngjishten fleminge) ose në Spanjë (gjuha e shenjave spanjolle dhe gjuha e shenjave katalane). Gjithashtu ka edhe gjuhë shenjash të ndryshme në vende që flasin të njëjtën gjuhë, siç është rasti i Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Kjo për shkak të zhvillimeve historike që janë të ndryshme nga ato të njohura në gjuhët e folura.

04

A ka “familje” mes gjuhëve të shenjave (siç janë gjuhët e folura rome apo sllave) të cilat lejojnë ndërkuptimin?
Po, ka familje gjuhësore brenda gjuhëve të shenjave. Për shembull gjuha e shenjave austriake ose gjuha e shenjave holandeze kuptohen më lehtësisht nga dikush që kupton gjuhën e shenjave gjermane se sa nga dikush që di gjuhën e shenjave italiane. Për kontrast, gjuha e shenjave britanike është shumë e ndryshme për çdo gjuhë tjetër të shenjave europiane dhe lidhet vetëm me gjuhën e shenjave australiane.

05

A ka ndonjë formë ndërkombëtare të gjuhës së shenjave e cila mund të konsiderohet si "lingua franka"?
Ka një komunikim ndërkombëtar që shpesh quhet Shenjat Ndërkombëtare (International Sign IS). Ajo përdoret rregullisht në konferenca dhe takime ndërkombëtare me pjesëmarrës të cilët nuk kanë të njëjtën gjuhë shenjash. Kjo gjuhë shtesë me të vërtetë përdoret si Lingua franka midis përdoruesve të gjuhës së shenjave nga shtete të ndryshme dhe në biseda spontane. Nuk mund të krahasohet me esperanton, sidoqoftë IS nuk mund të quhet gjuhë. Ajo nuk ka një gramatikë bazë apo leksik dhe mbështetet tërësisht mbi gjeste/shenja, të cilat bartin kuptim vetëm në kontekstin specifik dhe përdorin fjalor të gjuhës së shenjave të vendit nga vjen përdoruesi. Kjo do të thotë se është qartësuar më se njëherë se një shenjë përdoret për të sqaruar një koncept për të siguruar të kuptimin.

06

A janë gjuhët e shenjave vetëm një ilustrim i fjalëve të shkruara/të folura?
Jo. Ato janë tërësisht gjuhë të reja me gramatikën dhe sintaksën e tyre. Si edhe në gjuhët e tjera, ato kanë idioma, të cilat janë të vështira për t’u përkthyer, dhe fjalë të caktuara apo shenja që nuk kanë kuptim në një gjuhë tjetër (shenjash).

07

A ka një formë të standardizuar të shenjave për secilën gjuhë dhe si në rastin e gjuhëve të folura a ekzistojnë dialekte të ndryshme?
Ka pasur përpjekje për të standardizuar gjuhët e shenjave në Europë. Si dhe me gjuhët e folura, këto përpjekje nuk kanë qenë të suksesshme dhe dialektet ekzistojnë ende. Kjo edhe për arsye se shkollat e shurdhëve në vende të ndryshme përdorin shenja të caktuara, të cilat fëmijët më vonë i përhapin. Shpesh shenjat për ditë e javës dhe muajt ndryshojnë njësoj si shenjat për ngjyrat.

08

Sa njerëz përdorin gjuhët e shenjave në vendet anëtare të Këshillit të Europës?
Kjo është e vështirë për t’iu përgjigjur. Nuk ka statistika të besueshme në vendet anëtare. Një e dhënë e përafërt për Bashkimin Europian është 750.000 përdorues të gjuhës së shenjave për shurdhët. Si përqindje, shurdhët përbëjnë 1% të popullsisë në një shtet të dhënë. Kjo nuk përfshin njerëzit që mësojnë një gjuhë shenjash si një gjuhë të dytë ose fëmijët me prindër ose anëtarë të tjerë të familjes qe janë të shurdhë. Për shembull në Finlandë ka 5000 përdorues të gjuhës së shenjave, në Francë 100.000 dhe në Rumani 20.000-30.000.

09

A i referohen gjuhët e shenjave Kuadrit të Përbashkët Europian të Referencës për Gjuhët: mësimdhënia, mësimnxënia dhe vlerësimi (KPERGJ) që ekziston në mbi 35 gjuhë?
Ministria e Arsimit në Francë ka përgatitur një përshtatje të disa pjesëve të KPERGJ (versioni francez) për gjuhën frënge të shenjave, në veçanti nivelet e referencës së përbashkët dhe përshkruesit.

10

A ka mënyra për transkriptimin e gjuhës së shenjave?

Po, gjuhët e shenjave mund të transkriptohen në shumë mënyra. Nuk ka asnjë mënyrë të standardizuar për transkriptimin e gjuhës së shenjave, por shpesh përdoret Sistemi Simbol Hamburg (HamNoSys), i cili përdor simbole të caktuara për të përshkruar formën e dorës dhe lëvizjen e shenjës. Një tjetër sistem që funksionon në një mënyrë shumë të ngjashme është SignWriting. Përveç kësaj, 'fjalori' është përdorur shpesh, ku shenjat janë përkthyer më fjalë kapitale duke treguar shenjat e fytyrës dhe informacione gramatikore në krye të fjalës ose si parashtesë. Për më shumë informacion ju lutem vizitoni: http://www.signwriting.org/, ose http://assets.cambridge.org/97805216/37183/sample/9780521637183web.pdf
(chapter on ‘conventions’),
ose http://www.sign-lang.uni-hamburg.de/projects/hamnosys.html.

11

Ku mund të gjej informacion për gjuhën e shenjave dhe si mund të mësoj një të tillë?
Është mirë të kontaktoni me Shoqatën Kombëtare të Shurdhëve për të mësuar se ku organizohen mësime për gjuhën kombëtare të shenjave. Informacionet për të gjitha Shoqatat Kombëtare të Shurdhëve në Bashkimin Europian mund të gjenden në faqen e internetit të BE për të shurdhët (EUD): http://eud.eu/EUD_Members-i-159.html (map). Më shumë informacion mund të gjeni dhe në faqen e internetit të Federatës Botërore për Shurdhët: http://www.wfdeaf.org/members/ordinary-members/list-of-members.

Ne dëshirojmë të falënderojmë Mark Wheatley dhe Annika Pabsch nga Bashkimi Europian për Shurdhët (EUD - www.eud.eu) për mbështetjen e tyre për këtë pjesë.