en  fr  cs  de  et  el  es  ga  hr  it  pl  ro  sq  sk  sl  sv  nn  sr  bs  lt  mk  lb  nl  hy  pt  tr  da  bg  fi  hu  ka  lv  eu  ca  ru  gl

Pse një Ditë Europiane për Gjuhët?

Kurrë më shumë se sot nuk ka pasur mundësi për të punuar dhe studiuar në vende të ndryshme europiane , por mungesa e kompetencave gjuhësore bëhet pengesë për shumë njerëz të përfitojnë prej tyre.

Globalizimi dhe përfaqësitë e bizneseve kërkojnë që qytetarët në mënyrë të vazhdueshme të rrisin aftësitë gjuhësore që të punojnë me efektivitet në vendet e tyre. Vetëm anglishtja nuk mjafton më.

Europa është e pasur në gjuhë - ka rreth 200 gjuhë europiane dhe shumë të tjera vetëm të folura nga qytetarë që origjina e tyre familjare është nga kontinente të tjerë. Ky është një burim I rëndësishëm që duhet njohur dhe vlerësuar.

Të mëdhenj dhe të vegjël përfitojnë nga të mësuarit e gjuhëve, kurrë nuk je i moshuar për të mësuar një gjuhë dhe të shijosh mundësitë që të jep ajo. Edhe nëse di pak fjalë nga gjuha e vendit që po viziton (për shembull si pushues), kjo të mundëson të njohësh dhe të bësh miq të rinj dhe të vendosësh kontakte të reja.

Të mësosh gjuhën e tjetrit është një mënyrë për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin dhe për të kapërcyer barrierat kulturore.

Objektivat

Aftësitë gjuhësore janë një domosdoshmëri dhe e drejtë për KËDO. Ky është një nga mesazhet e Ditës Europiane të Gjuhëve.

Objektivat e përgjithshme janë që të rrisin ndërgjegjësimin për:

  • Shumëllojshmërinë e pasur gjuhësore europiane, e cila duhet të mbrohet dhe përmirësohet;
  • Nevojën për të diversifikuar gjuhët të cilat mësojmë (të përfshijmë dhe gjuhët më pak të përdorura) dhe kjo na çon drejt shumëgjuhësisë;
  • Nevojën që njerëzit të zhvillojnë një shkallë zotërimi në dy gjuhë ose më shumë, me qëllim që të jenë të aftë të luajnë pjesën e tyre si qytetarë demokratë në Europë.
… Komiteti i Ministrave vendosi të shpallë Ditën Europiane të Gjuhëve si ditë që do të festohet nga e gjithë Europa më 26 shtator të çdo viti. Komiteti rekomandoi që kjo ditë të festohet në mënyrë të decentralizuar dhe fleksibile, sipas dëshirave dhe burimeve të vendeve anëtare, çka do t’u mundësojë më mirë të përcaktojnë përqasjet e tyre, ndërsa Këshilli i Europës do të propozojë një temë të përbashkët për çdo vit. Komiteti I Ministrave ftoi Bashkimin Europian të bashkohej me Këshillin e Europës në këtë iniciativë. Mbetet të shihet që kjo ditë do të festohet në bashkëpunim me të gjithë partnerët e përbashkët.
Vendim i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, Strazburg (takimi i 776-të më 6 dhjetor 2001).